Tedi Blushi tregon pse Reeker nuk e takoi Presidentin Meta: Askush s’ka bërë asnjë kërkesë

E Enjte, 01 July 2021 08:27

 

Pas shkrimit të publikuar nga ”Zëri i Amerikës”, ku një zëdhënës i ambasadës amerikane shprehej se Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker nuk u takua me Presidentin Ilir Meta për arsye axhende, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka sqaruar situatën.

Në një prononcim për ”SYRI TV”, Blushi tha se nga institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker. ”Institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker”.

 

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me 3 ministra të qeverisë ”Rama 2”.

Login to post comments