Trafiku i qenieve njerëzore, DASH: Shqipëria nuk përmbush plotësisht standardet minimale

E Enjte, 01 July 2021 19:54

 

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2021. Raporti i ndan vendet në tre nivele, në të parin hyjnë ato vende e territore, qeveritë e të cilave përputhen plotësisht me standardet minimale të kërkuara. Në niveli dy hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të ardhur në përputhje me to. Në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në raport në nivelin e dytë.

Në raport thuhet se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë në kapacitetin e saj antitrafik dhe ndaj mbeti në nivelin e dytë. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë të pandehurve dhe rritjen e konsiderueshme të burimeve për strehat për viktimat, të cilat financohen nga qeveria.

 

Ndjekja penale

Qeveria i uli përpjekjet e strukturave te zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Gjithashtu thuhet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant (ndërsa kishin dënuar pesë në 2019). Gjykata e apelit shqyrtoi dhe konfirmoi vendimet për tre trafikantë (po aq në 2019). Qeveria pezulloi veprimtarinë e gjykatave nga marsi deri në prill 2020 për shkak të përpjekjeve për zbutjen e pandemisë kur stafi gjyqësor rezultoi pozitiv me COVID-19.

Parandalimi

Qeveria i ruajti përpjekjet për të parandaluar trafikimin. Ajo vazhdoi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për vite 2018-2020 dhe caktoi një fond prej 4.87 milionë dollarësh për zbatimin e tij. Komiteti Shtetëror kundër Trafikimit të Personave, i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, monitoroi dhe zbatoi përpjekje të ndryshme antitrafik.

Profili i trafikimit

Në raport thuhet se sikurse gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune. Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla.

Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Sipas disa njoftimesh të izoluara trafikantët i shfrytëzojnë fëmijët përmes punës së detyruar në fushat e kanabisit në Shqipëri dhe disa trafikantë ka të ngjarë të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri. Migrantët e Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikane kalojnë nëpër Shqipëri për të arritur në Evropën Perëndimore janë të prekshëm nga trafikimi, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar.

Raporti rekomandon hetimin me forcë, ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve, përfshirë zyrtarëve bashkëpunëtorë. Raporti i këtij viti për vjen në një kohë kur shumë vende u përballën me pandeminë e COVID-19-s. Ai konsiderohet si burimi më gjithëpërfshirës në botë i përpjekjeve qeveritare antitrafik dhe pasqyron angazhimin e qeverisë amerikane për të marrë një rol udhëheqës global në këtë çështje kryesore të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e ligjit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...