Operacioni “Shpirti”, SPAK jep informacion zyrtar: Mes të arrestuarve dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm

Premte, 02 July 2021 12:02

 

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin “Shpirti” të shtrirë në 4 shtete të ndryshme përfshirë Shqipërinë. Ndër rreshta, theksohet se mes të arrestuarve janë dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit ne 2016, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Të tjerët janë një prokuror e tre zyrtarë të lartë policie.

 

”Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë janë sekuestruar në total 6 ton lëndë narkotike marijuanë, kokainë e hashash, 55 milion euro dhe një sasi totale prej 14 milion doza.

”Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.”- shkruan SPAK.

 

 

NJOFTIMI NGA SPAK

KOMUNIKATË PËR SHTYP
TRAFIK NDËRKOMBËTAR NARKOTIKËSH, KORRUPSION DHE PASTRIM PARASH.

 

D.I.A. DHE SPAK, NË KUADRIN E NJË SKUADRE TË PËRBASHKËT HETIMORE, FILLOJNË ZBATIMIN E

 

38 ARRESTIMEVE NË SHQIPËRI, ITALI, MALI I ZI DHE SPANJË, SI DHE SEKUESTRIMEVE PREJ DISA MILION EUROSH

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po zbatojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e të DDA-së të Barit, – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari kombëtar i palës italiane, një vendim mase sigurie të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndeve narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit për pasuri të luajteshme, te paluajteshme dhe aktivitete tregtare, ne vlere disa milion euro.

 

Ekzekutimi i operacionit ndërkombëtar është bërë i mundur, sidomos, falë Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë dhe Eurojust-it (Organizëm që mbështet kooperimin gjyqësor dhe luftën kundër formave të rënda të kriminalitetit transnacional), i cili i ka dhënë mundësinë personelit të DIA-s së Barit dhe Autoriteteve Shqiptare, Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit të zgjerojnë hetimet, duke u mbështetur në rolin thelbesor të koordimit të siguruar nga Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias e Anti-terrorizmit.

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuader te Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.

Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpuntorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të cileve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar.

Masat e sigurisë të dhëna nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te zbatuara ne Shqiperi, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, plotesojnë kuadrin hetimor – të pasurive e masave te sigurimit personal – të bëra në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe ne lidhje me fenomenet e korrupsionit e shperdorimit te detyrës që i përkasin zyrtarëve publik – kryesisht pjestar të forcave të policisë shqiptare – të cilët kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike të mos ndëpritej kurrë.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Masat parandaluese të pasurive dhe konkretisht sekuestro preventive që i përkasin sekuestrimit të pasurive të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, (12 pasuri te paluajteshme), 4 (kater) shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e disa miliona euro.

Operacionet Shefi e Kulmi, gjithmonë të kryera në Itali e në Shqipëri në kuadër të Skuadrës së përbashkët hetimore, të përfundura – në dy momente – nga DIA e Barit me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milion eurosh, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, në vitin 2016 të arrestoheshin “në det” në Polignano dy skafistet me prejardhje nga Shqipëria me shumë se një ton lëndë narkotike; të ndalohej në Bari Carrassi një korier italian me furgon me më shumë se një mijë kilogram lëndë narkotike e trafikuar më parë në Torre e Mare nga Shqipëria; të identifikoheshin në autostradë në Grottaminarda e në Vasto dy korieret italian ndërkohë që po transportonin lëndë narkotike e destinuar në Salerno e në Tortoreto (Te); të arrestoheshin dy korieret shqiptar me lëndë narkotike në Sicili (Rg) pasi kishte zbritur nga një autobuz me prejardhje nga Bari; të identifikohej një tjetër depo në Mola të Barit brenda te cilës janë gjetur dhe sekuestruar lende narkotike e llojit cannabis sativa bashkë me një pako me kokainë; të kapeshin ne flagrance “në det” në Molfetta (Ba) dy skafistë nga Shqipëria me më shumë se një ton lende narkotike; të identifikohej dhe sekuestrohej në Savelletri (Br) një depozitë brënda të cilës ishin të ruajtura rreth 700 kg lëndë narkotike e të njëjtit tip (përveç fishekëve për Kallashnikov, njesi kontrolli elettronike për automjete, dokumenta, kapuça e gozhda prej hekuri me tre maja); të gjendej në Palagiano (Ta) një korier që po transportonte lënde narkotike e destinuar në tregun Lucan; të sekuestroheshin disa karta identiteti italiane të fallsifikuara në Shqipëri, në emer të qytetarëve puglies, të cilët nuk ishin në dijeni, të perdorura nga Shqiptarët për të shkuar në Evropën e Veriut.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Personat e akuzuar në operacioni Shefi janë dënuar, në shkallë të parë e të dytë, për vepra penale të ndryshme, e dënime deri në 20 vjet burg ndërsa, në lidhje me operacionin Kulmi, me datën 29 qërshor 2021, Gj.S.P pranë Gjykatës së Barit ka dhënë një vendim të parë denimi ndaj 16 të pandehurve të dënuar, për vepra penale të ndryshme, me dënime deri në 13 vjet burg.

Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

Tiranë – Romë – Hage – Bari – 2 korrik 2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...