Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot të gjitha veprimet e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës në shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas gjykatës, të gjitha vendimet e marra janë anti kushtetues.
Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor. Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten. Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.
Sot SPAK duhet te veproje. Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten. Krimi tashme eshte faktuar.
Gjykata është shprehur se Bashkia nuk mund të jetë pronare e truallit të tokës së Teatrit Kombëtar dhe në këtë mënyrë, nuk mund të bëjë asnjë veprim.
Më poshtë keni të shpjeguar interpretimin në mënyrë më të thjeshtë, vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese:
Presidenti Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar triumfojnë në çështjen e Teatrit Kombëtar.
Gjykata Kushtetuese pranoi të dy kërkesat e Presidentit të Republikës të bëra në 24 korrik 2019 dhe 14 maj 2020.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin special nr.37/2018 ‘Për ndërtimin e Teatrit te Ri, me Kulla, sipas projektit Fusha’.
Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 377, datë 8 maj 2020 që i kaloi në pronësi Bashkisë Tiranë, Teatrin Kombëtar me qëllim prishjen e tij dhe ndërtimin e Teatrit të Ri.
Bashkia Tiranë sot nuk është më pronare e truallit të Teatrit Kombëtar.
Shembja e Teatrit Kombëtar, tashmë faktohet se ishte një krim i rëndë kushtetues dhe ligjor.
Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Këshilli Bashkiak nuk respektoi kërkesat e Kontrollit të Larte të Shtetit, të datës 14 maj 2020 që i kërkonte PEZULLIMIN e çdo veprimi dhe vendimi mbi Teatrin Kombëtar derisa sa të përfundoje shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të dy kërkesat e ngritura nga Presidenti për Ligjin Special dhe VKM.
Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombëtar në kundërshtim me Kushtetutën.
Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë shkelen Kushtetutën dhe Ligjin në bashkëpunim për të fshirë nga memorja kolektive identitetin tonë kulturor kombëtar.
Sot Kryeministri, kreu i Bashkisë dhe ministri i Kulturës duhet të merren te pandehur. Ata prishën Teatrin në kundërshtim me Kushtetutën. Mos te mjaftonin te gjitha keto, po per gazin e dhunen ndaj qytetareve, te aktivisteve te teatrit , aktoreve kush do te mbaje pergjegjesi?
Krimi tashmë është faktuar, ne pikepyetje eshte vetem arrestimi i Veliajt.SPAK duhet te veproje.