Vendimi i ‘Kushtetueses’ për Teatrin, Artan Fuga: Edhe viktima edhe dhunuesit thërritën ‘fituam’, kujtova se do të mbaronte si tragjedi

Saturday, 03 July 2021 11:26

 

Akademiku i njohur Artan Fuga iu është bashkuar reagimeve që solli vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të pezullojë vendimin për ndërtimin e teatrit të ri.

Në një shkrim në ‘Facebook’ profesori thekson se kjo është një çështje sa për të qarë aq edhe për të qeshur. Mes të tjerash ai pohoi se në këtë rast viktima edhe dhunuesit thërriten ‘fituam’.

 

“Hapa sytë, nga brenda ndjeja një qeshje, pastaj qarje, pastaj përsëri qeshje, pastaj qarje, qarje, qeshje, qeshje, qarje, qarje, qeshje. Pastaj shpërthim të qeshurash në formë qarjesh, pastaj ngulçima qarjesh si qeshje! Pastaj rashë në gjumë. Në ëndërr më dukej se qeshja pastaj qaja, pastaj qaja duke qeshur”, shkruan Fuga.

SHKRIMI I FUGËS
Osht ça pipthi!
Nga media lexova vendimin për vendimin për prishjen e teatrit : për, për, për!
Hapa sytë, nga brenda ndjeja një qeshje, pastaj qarje, pastaj përsëri qeshje, pastaj qarje, qarje, qeshje, qeshje, qarje, qarje, qeshje.
Pastaj shpërthim të qeshurash në formë qarjesh, pastaj ngulçima qarjesh si qeshje!
Pastaj rashë në gjumë. Në ëndërr më dukej se qeshja pastaj qaja, pastaj qaja duke qeshur.
Nga lebetitja u zgjova, dhe nisa të qaja duke qeshur, dhe qeshur duke qarë. U lodha dhe rashë në gjumë. Nisi qeshje – qarja përsëri.

Edhe viktima edhe dhunuesit thërriten : Fituuuaaaaam!
Pastaj qesh, qaj, qaj qesh. Rashë në koma nga e qeshura, por në koma qaja, dhe nga qarja dola nga koma. Nisa përsëri të qaj.
Dikush më fali një top. Unë e pranova. Në fakt sipas ligjit nuk duhej ta pranoja. Pastaj mora një thikë. E çava topin.
Kadiu veshur me xhybe më tha: Topi nuk ishte joti, nuk kishe asnjë pronësi mbi të, por që e çave nuk e them dot bëre mirë apo keq!
Ngrihu Austin, ngrihu Sokrat, ngrihu lord Russel, ngrihu Bentam! Mos u rrutulloni nën Tokë.
Topi nuk ishte imi, pra unë nuk kisha asnjë tagër mbi të, por që e çava komardaren, i shkëlyva pipthin, i kafshova llokmat e kapertonit, për këto nuk dihet a bëra mirë apo jo!

 

Lexoj sofistët te Republika e Platonit.
Rashë në gjumë, që andej në koma, nga koma zgjohem duke fjetur, pastaj fle me sytë hapur, qesh, qaj, dëgjoj thirrje : Urra, e patë! Kishim të drejtë! Kush ne? Ne, ju, ne, ju, topi i çarë ngelur majë pemës. Ngrihem somnabul, qesh, qaj.
Futa dora te xhepi i komshiut. Mora 1 milard euro. I bëra rrushekumbulla. Kadiu më tha aaaaa nuk bëre mirë që fute dorën atje, eurot nuk ishin tuat. Por, që i prishe, kjo është punë tjetër, nuk di a bëre mirë a keq. Se unë çfarë bëra në ëndërr me eurot e komshiut? Bleva letër higjenike, pastaj nja dy shishe ujë për t’i hedhur te rezervuari i ëc, pastaj bleva një top, e çava topin, pastaj çava topet, shumë topa i çava, pastaj bleva nja dyqind lëpirëse, pambuk plot, pastaj një aparat klizme, qeshje, qashje, asgjë të keqe. Cfarë ka kadiu me këto blerje! Por, që futa dorën te xhepi i atij varfanjakut civil publik, aaaaa aty po, gabim.
Pastaj hapa kanoçen e televizorit të prishur që kam në bodrum. Pashë kadiun e madh televiziv me mjekër, atë që ndan prej dy shekujsh, në televizion çdo natë të mirën nga e keqja! Ka shpresë – tha!
Të rrufsha mjekrën – i thashë në koma, siç isha!

Nisa të qej – qash, qaj – qesh, pastaj thashë të dyja me “q” fillojnë. Qashje, qerje, rashë në koma. Në koma, mbylla televizorin, që fliste i fikur.
Koma, gjumë, somnabul, qesh, qaj, prapë.
Po te opozita ka ndonjë avokat?
Urrraaaaaaa!
Bepin fitore!

Mbyll kompjuterin, qej, qash, iki në punë time, në djall topi, kapertoni, komardarja, pipthat, llokmat, qesh, qaj, duke ecur në punën time.
Qesh në bangladesh! Qesh, në kuptimin isha, kisha pas qenë, por, edhe qesh, qesh qaj, qaj – qesh, bangaledesh, shesh besh!

 

Kujtova se teatri do të mbaronte si tragjedi me Lezen që veshur police çante pipthin e teatrit me traktor, por jo, nuk kemi fat. Mbaroi si kompedi. Qesh, qesh, sa kam qesh! Cohem nga gjumi qesh, qaj. Hakmerret teatri me ne spektatorët në koma!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...