Nga aleanca e Skënderbeut te Mbretëresha Geraldinë/ Presidenti Meta: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta

Tuesday, 06 July 2021 22:05

 

Presidenti i Ilir Meta vë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë, duke përmendur aleancat e heronjve tanë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, si dhe Mbretëreshën Geraldinë.


Përmes një postimi në “Facebook” kreu i shtetit thotë se: “100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë“.

Mesazhet vijnë në një kohë kur presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, ku është takuar me kryeministrin dhe presidentin e vendit.

Postimi i plotë i Ilir Metës
Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta, sepse u zhvilluan dhe u thelluan nga aleanca strategjike mes Heronjve tanë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas me ndihmën e çmuar hungareze për krijimin e shtetit modern shqiptar më 1912 dhe deri në kohët e sotme, kur Hungaria qartësisht është një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.
Por në të gjitha takimet e mia në Budapest, nuk mund të mos theksoja se marrëdhëniet mes dy popujve tanë fituan një shkëlqim të veçantë dhe tepër domethënës kur vendi ynë pati fatin e madh të kishte për Mbretëreshë, “Trëndafilin e bardhë të Hungarisë”, shumë të dashurën dhe të paharruarën Geraldine Appony, e cila gjithë jetën e saj ja dedikoi Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, me dashuri dhe besnikëri të përjetshme.
Mbështetur mbi këtë trashëgimi kaq të vyer, jam i bindur se 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...