“Bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA”, Yuri Kim u kujton prokurorëve urdhrin e Biden: Dyfishoni përpjekjet në luftim kundër korrupsionit

E mërkurë, 07 July 2021 13:51

 

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhe të forta në konferencën “Forcimi i Drejtësisë Penale”, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja Kim tha se aksionet e ditëve të fundit të bëra nga SPAK por edhe gjatë këtij viti, janë rezultat i një pune të gjatë.

 

“Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit. Faleminderit që më keni ftuar për të parë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë, unë jam e huaj. Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar besimin e publikut në drejtësinë penale. Veprimet që kemi dëshmuar në javët e fundit, madje në vitin e fundit, që kur janë ngritur institucionet e reja, kanë ngritur besimin e qytetarëve. Ngritja e këtyre institucioneve, është me rëndësi. Ky është çast i rëndësishëm. Sistemi është funksional. Por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit dhe të mungesës së besimit.

Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cenim të sigurisë kombëtare, si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti kërkoi shtrirjen e urdhrit edhe për Shqipërinë, ai ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash, në Ballkanin perëndimor.
Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre”, tha Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...