Rrëfenja e sotme me autokratë e ndërkombëtarë

E mërkurë, 07 July 2021 18:53

 


Dr. Victor Frankenstein, personazhi qendror i romanit "Prometeu modern" të anglezes Mary Shelley (v.1818) krijoi një përbindësh në laborator; ai besonte naivisht se do të mund t'a kontrollonte plotësisht krijesën e tij. Por përbindëshi i fuqishëm filloi të kërkonte gjëra të pamundura nga krijuesi i tij Dr Frankensteini; pastaj e kërcënoi atë e më pas fillloi të vriste njerëzit e dashur të tij, në fund edhe nusen e doktorit natën e dasmës.

E di që çdo krahasim çalon; por nuk di parabolë tjetër nga letërsia europiane që do t'i përshtatej më mirë raportit të krijuar midis ndëkombëtarëve euroatlantikë e pushtetarit në Tiranë (parabola vlen edhe për ndonjë tjetër korruptokrat në Ballkan).
Ata u kujdesën t'a ushqejnë e t'a rrisin duke bërë sikur nuk ja shihnin cenet. Por kur cenet u zunë sytë e nuk fshiheshin dot ndërkombëtarët filluan me ndonjë kritikë a kërkesë. Hazër-xhevapi i korruptokratit ishte "a ç'më çani veshët!";
15 kushtet për shtet ligjor i injoroi e i prezantoi si kapriçiot e disa politikanëve në Europë; kjo e fundit prapë mbylli sytë, zuri hundën me dorë dhe tha se sikur ok janë.
Dështimin fillestar me vaksinat pushtetari ja la në derë BE-së me akuza të padëgjuara. Veç një shtet serioz reagoi me nerv ndaj paturpësive. Të tjerët pëshpëritën të squllur.
Marrëveshjen zgjedhore me opozitën e shkeli edhe pse e ndërmjetësuar ndërkombëtarët. Këta të fundit kur reaguan nuk bënë më shumë se një gëk-mëk të mekur.
Prandaj edhe injorimi sot i apelit euroatlantik (OSBE përfshin edhe Amerikën e Veriut) për të ndalur emërimin e shefes së AMA-s nuk ishte veçse një përsëritje e kronikës së një kapjeje të paralajmëruar. Dhe e dëmtimit të mëtejshëm të reputacionit e të influencës reale të komunitetit euroatlantik.
Mbrojta e lirisë së medias duhet të ndodhë e do të ndodhë në fushëbetejën shqiptare. Por ndërsa korruptokrati i ditës është armiku i madh i lirive lipset të vrasim pak mendjen edhe për rolin e "nëpunësve syleshë të perandorisë". GP

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...