Mjekët e “Traumës” në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë, problem është sistemi, jo individi

E Enjte, 08 July 2021 09:54

 

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë mëngjesin e kësaj të enjteje në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Dyshohet se Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, iu ka dhënë si ryshfet dy mjekëve shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit.

Në protestën e sotme, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkuan që mjekët që mjekët të mos trajtohen si kriminelë. Teksa u distancua nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv, Sindikata u shpreh se nuk e sheh oportune ndalimin e një mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Sipas tyre, mjekët, nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk kanë asnjë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes të largohen dhe t'i fshihen drejtësise.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, lidhur me ndalimin e dy mjekëve tha se arrestimet pa asnjë provë të drejtpërdrejtë jane abuzive në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cënim i integritetit personal dhe profesional të punonjësve shëndetësor. Ajo i bëri thirrje organive hetimore dhe gjyqësore ndalimin e menjëhershëm të këtyre abuzimeve.

Ndërsa një tjetër mjek, u shpreh se problem në Shqipëri nuk është individ, por sistemi duke kujtuar edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se duhet autonomi spitalore.

“Mjek prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit të kolegut. Kryeministri para disa vitesh ka thënë se problem në Shqipëri për korrupsioni është sistemi dhe jo individi. Ai ka thënë se edhe nëse sjellim një gjerman këtu ai do të arrestohet. U arrestuan ata, a u zgjidh problemi?! A vazhdon të jepet sot sërish bakshish?! Sigurisht që po. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore. Ne presim. Duhet autonimi spitalore. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe vazhdojnë të japin. Problem është sistemi” tha mjeku.

Deklarata e Sindikatës:

Sindikata e Punonjësve te Sherbimit Shendetesor përcjell me shqetësim situatat e krijuara nga paragjykimi që i bëhet kolegëve mjekë duke hedhur baltë mbi punën vetmohuese dhe të pavlerësuar për dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.

Kjo Sindikate distancobet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardha, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallimin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtohen njesoj si kriminelet te cilet marrin kete jetë të çmuar per secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kodit penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur pretendohet se vepra penale është në kryerje e sipër dhe më pas arresti me burg kërkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjësi i arrestuar ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mundësi të manipulojë provat apo rrezikon t'i largohet hetimit apo drejtësisë.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësor nuk janë të asnjërës prej këtyre kategorive pasi ata nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk kanë asnjë mundësi të ndikojnë apo manipulojnë provat dhe nuk kanë asnjë interes të largohen dhe t'i fshihen drejtësise pasi në atë rast do të humbnin gjithçka kishin arritur në punë dhe profesion.

Për të gjitha arsyet e mësiperme ndalimet apo arresitmet e kryera te mjekeve me show publik dhe mediatik pa asnjë provë të drejtpërdrejtë jane abuzive ne kundershtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cënim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.

Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisbt garanton te gjithe punonjesit shendetesor se do t'i ndjeke deri ne fund dhe me ç'do menyre çdo rast abuzimi te kesaj natyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...