TIRANË
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon sërish pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, ku nuk i kurseu kritikat ndaj këtyre të fundit.
Basha publikon një shkrim të “Zërit të Amerikës”, që analizon deklaratat e Ramës me kryebashkiakët, ku kritika kryesore është ajo e abuzimit me tenderat, dhe ku citon “Open Data”, që thotë se “Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë”.
Lidhur me këtë, Basha shkruan në “Facebook” se dy gjëra janë të qarta, që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe që peshku qelbet nga koka.
“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA 👇”, shkruan Basha.