Skema me 5 mld lekë e uniformave të policisë, në dosje edhe emri i Lleshajt dhe Veliut, SPAK nuk i heton

Saturday, 10 July 2021 16:21

 

 

Në lojën e tenderit të uniformave shfaqet dukshëm abuzimi. Pas rihapjes së garës, Ministria e Brendshme kërkoi 238 mijë artikuj më pak, por duke e lënë ofertën financiare të pandryshuar. Po ashtu janë bashkuar dy prokurime, ajo e këpucëve dhe e uniformave. Në këtë mënyrë kriteret janë qepur si kostum me porosi duke bërë që asnjë kompani të mos afrohej duke lënë vetëm një aplikant dhe fitues.

 

Tenderi i uniformave të policisë ka kaluar përmes akuzave të rënda që në nisjen e tij.

 

Në procedurën që duhej të zhvillohej në vitin 2019, sasia e uniformave, këpucëve dhe paisjeve të tjera duhej të ishte 726 mijë e 643 artikuj.

 

Fondi që do të merrte kompania fituese ishte 2.8 miliardë lekë. Por me rihapjen e procedurave kërkesa shkon në 239 mijë artikuj më pak se viti i parë dhe çuditërisht fondi nuk ndryshon.

Një tjetër çudi në padinë e dorëzuar në SPAK është te bashkimi i tenderit të uniformave dhe elementëve të tjera përbërëse të tyre me atë të blerjeve të këpucëve.

 

Operacioni për tenderin 25 mln euro/ Kallëzimi u bë nga Murrizi dhe Valteri, SPAK dyshon për zyrtarë të tjerë të përfshirë

Operacioni për tenderin 25 mln euro, SPAK: 8 zyrtarë në burg, 1 në arrest shtëpie, zbardhen akuzat
Një veprim i tillë kufizon numrin e kompanive pjesëmarrëse duke shkuar drejt qepjes si kostum të kritereve.

Kjo pasi kërkohet teknologji por dhe numër të lartë të punonjësve që i plotësojnë pak ndërmarrje.

Në akuzën e ngritur prej dy deputetëve Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, përgjegjës konsiderohet sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në atë kohë, Plarent Ndreca.

Duke renditur vendimin nr 82 të vitit 2018, Këshilli i Ministrave i ndan tenderat në dy kategori, por zbatimi shkoi në përqendrim të tenderit dhe përgjegjës për zbatimin sipas tyre ishte Ndreca.

Dhe në fakt morën pjesë tre kompani dhe dy u skualifikuan prej kritereve të kopsitura si kostum.

Hilja e fondit shkon në uljen e sasisë së kërkuar dhe rritjen e çmimit. Sipas tabelave të tenderit, blerja e xhupave të shërbimit dhe këpucë verore për struktura të veçanta në vitin 2019 parashikohej në 488 mijë lekë për njësi.

Por në tenderin e vitit 2020, ku u kërkuan 239 mijë artikuj më pak, vlera për to shkoi në 621 mijë lekë.

Për deputetët ky është abuzim dhe solli një dëm prej 5 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.

E për këtë sipas tyre përgjegjësi ka drejtori i Policisë së Shtetit, pasi neni 9 i Kushtetutës i jep detyrën e menaxhimit dhe e konsideron përgjegjës për buxhetin.

Edhe në kompaninë fituese DE. Shpk konstatohen probleme.

Deri në fund të vitit 2019 sipas të dhënave të QKB nuk e ka pasur si objekt pune shpërndarjen e uniformave ushtarake, por merrej me gërmime, ndërtime dhe tregëti të veshjeve qoftë dhe ushtarake.

Vetëm pas anulimeve të radhës së tenderit të uniformave kjo kompani shton dhe kriterin e kërkuar.

Por në akuzën e SPAK thuhet se DE shpk bashkëpunon me Marsi shpk, në marrjen e tenderave.

Madje dhe kjo kompani në vitin 2020 shton objekt shpërndarjen e uniformave ushtarake, duke pasur të njëjtën adresë dhe të njëjtin numër telefoni që më pas është ndryshuar.

Ato lënë dyshim se kanë të njëjtin pronar edhe pse në QKB janë të ndryshëm, te njëra Ismail Kadiu dhe te tjera Petrit Kasapi.

Por për deputetit pas një loje të tillë mund të qëndrojë vetëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Tani mbetet për tu parë nëse SPAK do të arrijë të hetojë nivelet më të larta të shtetit, apo do të mbetet të bëjë 'kurban' punonjësit që siç thonë përfaqësuesit e parlamentit janë detyruar të firmosin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...