“OSBE/ODIHR konfirmoi vjedhjen e votës”, Basha: PD më e fortë dhe e vendosur për të çuar deri në fund përballjen me regjimin!

Tuesday, 27 July 2021 12:35

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se raporti i publikuar prej tyre, vërtetoj ‘masakrën elektorale’. Megjithatë ai shtoi, se PD tanimë është shumë më e fortë në përballje me ‘regjimin’. Gjithashtu kreu i PD, u ndal te 2 pika të raportit, më konkretisht pikën 1 dhe 2, ku sipas tij, u fol mbi vjedhjen e votës dhe ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

 

“Përkundër masakrës zgjedhore, shqiptarët i kanë dhënë PD më shumë forcë dhe vendosmëri për ta çuar deri në fund përballjen me regjimin. Këtë betejë se bëjmë për vetën tonë, për PD, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të dëmtuarit e mëdhenj, të dëmtuarit e 25 prillit. Do të përdorim të gjithë forcën në të gjitha formulat, me të gjithë miqtë e Shqipërisë që e duan vendin demokratik më pranë Evropës. Këtë me qëllimin e madh që Shqipëri a të ecë përpara dhe raporti i 25 prillit t’i përkasë së shkuarës dhe jo të ardhmes.

 

25 prilli ka treguar që shteti është futur në gërmadhë. Mekanizmi për t’i kthyer në shërbim të njerëzve është prishur për shkak të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Rekomandimi 1 ka të bëjë me ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. U krye jo thjesht duke përjashtuar opozitën, por u krye në kuadër të një plani të mirëmenduar për t’i dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara. Pak më pak se 16 vite angazhim aktiv në politikë, e në 30 vite demokraci, s’mbaj mend që të kërkohet që shteti të sigurojë të drejtën për zgjedhje të lira.

 

Kjo thotë që shteti ka asgjësuar votën e lirë dhe të fshehtë. Apo ata kërkuan hetimet për rastet e vjedhjes ë votave. Kjo do të thotë që më 25 prill ka rënë demokracia. Nëse shteti kishte siguruar zgjedhje të lira, pse do të ishte rekomandimi 2 i ODIRIT. Në asnjë vend demokratik s’mendohet një gjë e tillë. Detyra para nesh është e madhe, se sa ribërja e një reforme zgjedhore të standardeve demokratike.

 

Detyra është që duke pranuar krizën e thellë që ndodhet sot demokracia, të bëjmë gjithçka që aspiratat e shqiptarëve të gjejnë një akt dhe çdo veprim, në çdo aksion të opozitës, brenda dhe jashtë parlamentit. Këtu përfshihet detyrimi për t’i dhënë të gjithëve një kod zgjedhor që garanton votën e lirë”, u shpreh Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...