Samiti i Shkupit/ Rama sulmon Kurtin në sy të Vuçiçit: Çohet njëri atje...

E Enjte, 29 July 2021 11:18

 

Nga Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili po mbahet në Shkup, kryeministri Edi Rama u shpreh se 'kush nuk e kupton sa të vegjël jemi të ndarë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën'.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova e shtete të tjera. Mozaiku i pjesëmarrjes sot është përtej 3 vendeve tona.

 

Besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes që duan të shkojnë më tutje. Për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur dhe ndryshe nga sa predikojnë disa, është edhe e vonuar".

 

"Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma sa të vegjël jemi të ndarë, për më shumë punë, për më shumë perspektivë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën”, tha Rama.

 

Kryeministri shqiptar sulmoi edhe kryeministrin kosovar, Albin Kurti, që e ka refuzuar edhe sot këtë nismë.

"Ne nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t’u takuar. Çohet njëri dhe thotë nuk duhet të takohemi apo nuk duhet të nënshkruajmë këtë apo atë”, tha Rama.

“Kjo nuk është një nismë ekskluzive e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por është një nismë e hapur për të gjithë. Cilido është i mirëpritur të na bashkohet, por ne nuk mund të presim konsensus për t’u takuar. Çohet njëri e thotë unë vë veton dhe ju nuk mund të nënshkruani këtë apo atë. Ne nuk kemi luksin të humbasim kohë, pasi kemi humbur shekuj. Ne nuk mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftuan për sulltanin.

Kush thotë se është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, se Serbia do të na marrë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politik në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. E treta, harron se po të nisemi kështu edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse kjo është e vërtetë, kjo është një Jugosllavi e vogël. Kjo nuk është e vërtetë, pasi është një hapësirë që jeton me vlerat e BE”, tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...