Senatorja belge: Po të isha shqiptare dhe jeta të më varej nga ajri serb, nuk do ta blija kurrë!

Hënë, 02 August 2021 11:37

 

Ditët e fundit po zhvillohet një debat i zjarrtë për qasjen që kryeministri, Edi Rama, po i jep presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe vendit që ai drejton, për tu shndërruar në liderë politik dhe ekonomike të rajonit tonë. Projekti i firmosur pak ditë më parë në Shkup mes Ramës, Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili është pagëzuar me emrin që i ka vënë Xhorxh Soros që në vitin 1999, “Ballkani i Hapur”, nuk është pranuar nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Veçanërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur mjaft i vendosur kundër kësaj nisme.

 

“Nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, deklaroi Kurti ditën e djeshme.

 

 

Ndërkohë në vazhdën e këtij debati të nxehtë në Shqipëri dhe në Kosovë, në rrjet është ri-hedhur një deklaratë e fortë e ish-senatores së njohur belge, Anne-Marie Lizin, e cila deklaronte 22 vite më parë se nëse do të ishte shqiptare dhe jeta e saj do të ishte e varur nga ajri i Serbisë, sërish nuk do ta blinte kurrë.

 

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, ka deklaruar Lizin në vitin 1999.

Ish-senatorja e njohur belge ka vdekur në moshën 66 vjeçare në vitin 2015 dhe ka qenë një zë i fortë kundër krimeve të Serbisë gjatë tre luftëra dhe genocideve që ajo zhvilloi në Ballkan, që nga viti 1990 deri në vitin 1999 në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...