Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditur sot me një falenderim shumë të madh për Kosovën dhe mbështetjen që ajo i ka afruar Shqipërisë në betejën me zjarret dhe sidomos në krizën e rëndë që u krijua mbrëmjen e së hënës në tunelin e Kalimashit.
“Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë! – shkroi Basha në Fb. - Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!
Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.