Ish-kryeministri Berisha prej ditësh po bën një tur personal në malet e Tropojës dhe zonave përreth. Ai ishte para disa ditëve te burimet e Drinit të Bardhë (foto)
Ndërsa sot ka postuar foto nga Jezerca.
“Miq, sot kam zgjedhur tju pershendes me pamje nga Jezerca, Mbreteresha e Bjeshkeve te Bekuara apo Himalajave te Europes! sb”- shkruan ish-lideri historik i PD-së nga Jezerca, ku duket se në Tiranë, drejtuesit e sotëm demokrat, po e lenë në baltë!
Ndërkohë mu te maja e Jezercës është ngjitur presidenti aktual Ilir Meta me 30 gusht 2018.
Fotot janë postuara sot nga Sali Berisha.
Por ish-kryeministri Berisha po i sillet rrotull majës së Jezercës, pa marrë guximin për të shkuar te maja.
Me sa duket të dy, ish-presidenti dhe presidenti, janë më të kthjellët ku i afrohen Jezercës, ku është maja. Por kur arrijnë në majë hutohen dhe rrezikojnë zbritjen e qetë.
Në jetë dhe politikë ka ngjitje lart, por edhe zbritje