“Zhdukja e shtresës së mesme”, Tabaku: Taksohet më shumë se pjesa tjetër e popullsisë, arsyet janë politikat e qeverisë Rama

E mërkurë, 08 September 2021 12:25

 

Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku këmbëngul se politikat e qeverisë Rama po sjellin zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri.

Tabaku thotë se kjo shtresë taksohet më shumë nga çdo tjetër dhe nuk ka mundësi për t’u rritur ekonomikisht.

 

Më tej ajo thotë se kjo situatë e keqe do të rritet pasi vendi po përballet me inflacion të importuar nga kriza e pandemisë dhe qeveria s’ka më asnjë plan për ta përballuar.

 

Sipas saj, zgjidhja është ndryshimi i politikës fiskale ku biznesi të jetë në fokus të sistemit tatimorm por që për Tabakun nuk mund ta bëjë qeveria Rama 3.

 

 

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Zhdukja e shtresës së mesme!

 

Pak ditë më parë në media u publikuan të dhënat në lidhje me rritjen e pagave dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Të dhënat që kishin si burim INSTAT dëshmonin atë që opozita ka proklamuar prej kohësh, zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në vend. Kjo ekonomi e pabarabartë dhe që nuk prodhon rritje ekonomike të shqiptarëve mund të prodhojë vetëm një polarizim të tejskajshëm.

 

Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama. Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.

 

Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë.

Zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

Jam e sigurtë që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurtë që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga keto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...