Basha:Mbeshtesim Berishen ne aksionin e tij.Jo pjese e grupit parlamentar deri ne perfundim te ceshtjes.

E Enjte, 09 September 2021 20:15

 

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

 

“Të dashur bashkëqytetar dhe demokratë. Kam pasur fatin që gjatë këtyre viteve të drejtoj PD dhe të përballet sfida dhe përgjegjësi, vendime të forta me kosto politike dhe personale. Gjatë këtij rrugëtimi kam bërë gjithçka që në çdo vendim të kem udhërrëfyes të vetëm interesat e Shqipërisë, të PD dhe të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, respektim dhe mirënjohjen e tyre. Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që demokratët kanë dashur. por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë për të realizuar misionin për të cilën ka lindur PD, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Evropa. Kjo nuk na ka lëkundur për të bërë më të mirën për shqiptarët, e të ecim së bashku drejt atyre parimeve që na bëjnë parti më pro amerikane. Për fat të keq, ku të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës, autorit ekzekutorit të masakrës zgjedhore. Të gjithëve bashkë jemi njohur me vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha. Ky ishte një nga momentet më të vështira për mua si kryetar i PD, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt i tij. Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua si Luzlim Basha apo për demokratët, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij se sa inters ka pasur mbrojta e interesit publik. Ndaj që ditën e parë që u njoha me vendimin e DASH iu bashkova thirrjes për çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim. Sali Berisha ka dhënë kontributet më të çmuara për zhvillimin e vendit dhe zhvillimin e demokracisë. Gjatë kohës që zoti Berisha ishte kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha pritshmëritë për në NATO dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të BE. Në të gjitha këto arritje, partner kyc i SHBA-ve ka qenë Amerika. Dua ta përsërish se vendimi i DASH nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë me në krye Sali Berishën. Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë edhe në rrugë gjyqsore. Në rastin konkret gjëja është kompleske se përfshin DASH. Nga ana ime kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...