Berisha: Bashës i kërkova të dorëhiqej në vitin 2017, pastaj...

Hënë, 13 September 2021 22:09

 

Gjatë intervistës në emisionin “Çim Peka Live”, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi për herë të parë se i kishte kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017.

Berisha tha se nuk ia kërkoi dorëheqjen 4 vite më vonë, pas humbjes së 25 prillit të vitit 2021, pasi ishte i sigurt se Basha nuk do ta bënte.

 

“Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë: Duhet të japësh dorëheqjen. Më tha nuk e jap. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare. A kishte bazë ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë. Gjëja me thjesht ishte ti thosha zotëri ke humbur zgjedhjet 2 herë resht. Nëse arrinim të vinim sanksione ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë”, tha Berisha.

 

Ish-kryeministri tha se lëvizja e tij mbyllet nëse shprehet me votë anëtarësia e PD-së lidhur me vendimin e Lulzim Bashës.

“Lëvizja ime mbyllet ashtu si të votojë anëtarësia. Do filloj foltoret me anëtarësinë vetëm me këtë qëllim. Çfarëdo të përcaktojë anëtarësia ne duhet ti nënshtrohemi”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do t’i kërkojë anëtarësisë Berisha tha: “Atë që ajo ka shprehur, vlerësimin e vendimit. Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha. Kjo betejë ka një qëllim që kurrë më një kryetar të mos mund t’i thotë anëtarësisë se unë e mora këtë vendim duke shkelur çdo rregull. Vendimi i jetës së Bashës duhet të ishte largimi i Ramës, jo thika pas shpinë e Sali Berishës. Po këtë do e gjykojë anëtarësia”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...