Nis 'Foltorja...' takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me qytetarët Berisha: Sot ditë e zezë, Edi Rama betohet kryeministër për herë të 3-të.

E Enjte, 16 September 2021 18:47

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD-së.

Në nismën ‘Foltorja...’ ish-kryeministri Berisha tha se sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi betohet njeriu që shkatërroi vendin.

 

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

 

Sot betohet për herë të tretë njeriu që ndërtoi narko shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyre kombëtare në betimin për herë të 3 të Edi Ramës si kryeministër, pasi në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

 

Para 8 vitesh, shqiptarët merrnin pagat më të larta në Ballkan, ndërsa sot marrin 30% më pak se qytetarët e Kosovës.

Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Sot betohet njeriu që duke zbatuar politikat anti-kombëtare të Çubrilloviçit, të varfërisë, ç’punësimti të tyre, të mungesës së punës, lirisë, detyroi 520 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria në 5 vite.

Nga viti 2007-2011, qeveria e PD-së ja doli që të rritet popullsia e Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike. Sot betohet njeriu që me politikat anti-shëndetësore, ç’njerëzore që ndoqi ndaj Covid, ka bërë që në statistën e Eurostat të jemi me vdekshmërinë mbi 250 %, më e larta në Europë.

Një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti vetëm e vetëm kur drejtuesit, qytetarët mbrojnë interesin kombëtar.

Sot për kombin është një ditë e zezë sepse betohet në parlament një njeri që ka shndërruar Tiranën në një vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiçit, Procesit të Berlinit të ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel.

Në vitet 2011-2012 u hartua nga serbofilët Ballkani 6+2. Çfarë parashikonte ky projekt? Rilindjen e Jugosllavisë. Do të formohej, parlamenti, qeveria, banka të gjitha me qendër në Beograd. Pra do të formohej Jugosllavia. Konceptin nga fundi i vitit 2013 e mori kancelarja Angela Merkel. E çfarë bëri ajo. Ja hoqi të gjitha organet serbomadhisë.

Në atë kohë kishte një diskutim që me Ballkanin Perëndimor të mbaheshin partnerë, të ndihmoheshin, por jo të anëtarësoheshin. Por kancelarja mendonte ndryshe.

Mini shengeni dhe Ballkani i Hapur nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç vendosjes së hegjemonisë serbe dhe eliminimin e shtetit të Kosovës.

80% e kontenierëve vijnë nga Kina dhe paguajnë taksa. Me marrëveshjen që duan këta, këta konteinerë do të shkojnë në Beograd dhe do të kthehen këtu pastaj pa asnjë taksë dhe tatim

Modifikuar më E Enjte, 16 September 2021 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...