Biden zemëron Francën, BE-në me iniciativën e re të sigurisë me Australinë dhe Britaninë

Premte, 17 September 2021 13:29

 

Vendimi i Presidentit Joe Biden për të formuar një aleancë strategjike Indo-Paqësore me Australinë dhe Britaninë për t’iu kundërvënë Kinës ka zemëruar Francën dhe Bashkimin Evropian. Ato po ndihen të mënjanuar dhe e shohin këtë veprim si një kthim në epokën e Presidentit Trump.

Nisma e sigurisë, e njoftuar këtë javë, duket se i ka dhënë fund të papritur një vere pozitive të Presidentit Biden me Evropën. Nisma AUKUS, një bashkëpunim mes Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila përjashton Francën dhe Bashkimin Evropian, është ndër hapat e fundit, nga Afganistani deri në Azinë Lindore, që kanë befasuar Evropën.

Pasi u premtoi udhëheqësve evropianë se "Amerika është kthyer" dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndiqnin modelin e diplomacisë shumëpalëshe në politikën e tyre të jashtme, Presidenti Biden zemëroi shumë aleatë me veprimet e tij të njëanshme për disa çështje të rëndësishme. Ministri i Jashtëm i Francës e quajti lëvizjen e fundit të Presidentit Biden, një "goditje pas shpine", dhe shefi i politikës së jashtme të BE -së u ankua se Evropa nuk ishte konsultuar.

Franca do të humbasë një marrëveshje me vlerë gati 100 miliardë dollarë për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë, si rezultat i nismës së re, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të furnizojnë Kanberrën me nëndetëse me energji bërthamore.

Zemërimi francez në një nivel thjesht komercial do të ishte i kuptueshëm, veçanërisht pasi Franca, që nga viti 1997 kur Britania hoqi dorë nga kontrolli i Hong Kongut, është i vetmi vend evropian që ka zona të konsiderueshme territoriale dhe një prani të përhershme ushtarake në Paqësor.

Por zyrtarët francezë dhe ata të Bashkimit Evropian shkuan më tej, duke thënë se marrëveshja vë në pikëpyetje të gjithë përpjekjen bashkëpunuese për të zbehur ndikimin në rritje të Kinës dhe nënvizon rëndësinë e planeve të lëna pasdore të Brukselit për të rritur aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Disa analistë i kanë krahasuar veprimet e fundit të Presidentit Biden me ato të paraardhësit të tij, Donald Trump, të bazuara në doktrinën "Amerika e Para". Kjo është befasuese për një president të zhytur në çështjet ndërkombëtare, i cili gjatë fushatës për president u zotua se do të përmirësonte lidhjet e tronditura me aleatët dhe do të rikthente besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore.

 

LEXONI EDHE KËTË
Franca shpreh indinjatën ndaj SHBA-së pas marrëveshjes për nëndetëset me Australinë
Megjithëse është e pamundur të parashikohet nëse do të kenë një dëm afatgjatë, ndikimi afatshkurtër duket se ka ringjallur dyshimet e evropianëve për qëllimet e amerikanëve, që mund të kenë pasoja më të gjëra mbi përpjekjet e Presidentin Biden për të bashkuar demokracitë botërore kundër autoritarizmit, të fokusuara kryesisht ndaj Kinës dhe Rusisë.

Vetëm tre muaj më parë, në vizitën e tij të parë në Evropë si president, Biden u përshëndet si një hero nga homologët evropianë të etur për tejkalimin e tensioneve transatlantike të krijuara gjatë mandatit të Presidentit Trump. Por ajo ndjenjë e dukshme lehtësimi tani është zbehur për shumë njerëz.

Që nga qershori, Presidenti Biden ka zemëruar aleatin më të vjetër të Amerikës, Francën, e ka lënë Poloninë dhe Ukrainën me shumë pikëpyetje rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e tyre dhe ka zemëruar Bashkimin Evropian me vendimet e njëanshme për rajonet si Afganistani dhe Azia Lindore. Ndërsa Evropa brohoriste kur Presidenti Biden u zotua të kthehej në negociatat bërthamore me Iranin dhe të ringjallte bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, përpjekjet në lidhje me këto dy çështje vazhdojnë të jenë të bllokuara nëntë muaj pas fillimit të mandatit të tij

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LIVE INTER-JUVENTUS/ Festë zikaltër në stadium, Xheko tund rrjetën

Sport

LIVE INTER-JUVENTUS/ Festë zikaltër në stadium, Xheko tund rrjetën

  Sot luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, derbi i Italisë, Inter-Juventus, e vlefshme për javën e 9 të Serisë A italiane Interi do të kërkojë ringritjen pas humbjes që pësoi javën...

“Der Spiegel” paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri, pasojat për Europën do të jenë të mëdha

Globi

“Der Spiegel” paralajmëron: Në Ballkan po lind një konflikt i ri, pasojat për Europën do të jenë të mëdha

    Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan. “Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin...

Ilir Kulla te darka e ditëlindjes së yllit mediatik italian, Mara Venier.Në darkë edhe Carrisi, Parieti, Marcuzzi dhe Ferrili

Lifestyle

Ilir Kulla te darka e ditëlindjes së yllit mediatik italian, Mara Venier.Në darkë edhe Carrisi, Parieti, Marcuzzi dhe Ferrili

  Fotolajm/Analisti i njohur shqiptar Ilir Kulla në darkën e ditëlindjes se yllit mediatik italian Mara Venier, sëbashku me Alessia Marcuzzi, Alba Parieti, Sabrina Ferrili dhe Albano Carrisi