Nga shpërbërja e Kosovës tek reforma në drejtësi, Sali Berisha tregon prapaskenat e vendimit që e shpalli “non grata” në SHBA: Çfarë i thashë Sekretarit të Shtetit

Tuesday, 21 September 2021 19:17

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e lidh vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit që e shaplli non grata me Xhorxh Sorosin. Sipas tij i gjithë vendimi është i bazuar në shpifje dhe një vepër e multimiliarderit Soros.


Berisha thotë se Sorosi hartoi projektin për ndarjen e Kosovës, për të cilën ish-kryeministri e ka kundërshtuar dhe e ka konsideruar si tradhti kombëtare.

Lideri historik tregon se cfare i ka shkruar Sekretarit te Shtetit, vetem nje ore pasi shpalli vendimin.

“Kam vendosur të nesërmen që shpalli vendimin sekretari i shtetit, ta çoj në gjykatë për shpifje. Vendimin e ke të bazuar mbi shpifje.

Po pse erdhi ky vendim? Në letrën që i kam shkuar atij, vetëm një orë pas vendimit i them: Zoti sekretar, kjo është vepër e multimiliarderit Soros, korruptorit kryesor të politikës.

Po çlidhje kishte Soros me Berishën? Jua them unë!

Ai harton në Beograd projektin, në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, në vërtetë shpërbërje e Kosovës, shtetit të pavarur të Kosovës.

Ishte dhënë para e madhe dhe gojët ishin mbyllur, por goja nuk mbyllej kurrë për interesin kombëtar.

Unë e kundërshtova ata që paraqitën projektin. Ja bëra të qartë që kjo është tradhti kombëtare. Është shkelje e kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund ta bëjë kush kurrë.

Projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd dhe parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë.

Pasi dështuan me këtë, nxorën Novisadin, Minishengenin.

Cila është çështja e dytë që tërboi mafien e Sorosit? Reforma në drejtësi. Në si opozitë bëmë gjithçka për reformën në drejtësi. Ne ishim në një valë të plotë me komisionin e Venecias. Pasi u votuan amendamentet kushtetues grupi, truri i reformës i përbërë nga ekspertë të Soros.

Kush është sot në krye të drejtësisë. Më parë ishte një jurist, Xhezahir Zaganjori. Ai nuk ishte gjykatës i diktaturës komuniste, kush ishte kreu i gjykatës kushtetutës, ishte një ish-student i dhjetorit. Kush janë sot? Sokol Sadushi, 6 vjet prokurori i diktaturës së egër, Artur Metani. Njeriu që sapo mori detyrën shkoi në hotel Tirana për të marrë ofertën prej 500 mijë eurosh”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...