Berisha akuza Ramës: I pashpirt, spekulon! Ja e vërteta e rritjes së çmimeve

E mërkurë, 06 October 2021 18:45

 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se shkaktoi krizën energjetike në Shqipëri pasi boshatiti rezervat hidrike të kaskadës së Drinit gjatë muajit gusht.

Nga 'Foltorja' me demokratët e Gjirokastrës, Berisha tha se Shqipëria nuk preket nga rritja globale e çmimit të gazit, pasi përdorimi i tij në vendin tonë është i limituar. Ndërsa 98% e energjisë prodhohet nga burimet ujore.
"Arritjet tona po i zhvën ky zotëria. Sot lajmi sihariqi i madh që jep krue i meduzës është kriza që do të përpijë si lubi Shqipërinë. Cila krizë? Shikoni ca spekulanti i pashpirt që është. është rritur ccmimi i gazit, por ccfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri? Sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Nqs kriza e gazit kap një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, si do të na kap ne që 98% të energjisë e kemi nga ujrat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm, ky vetëm bën thirrje që lëvizni ccmimet, rrisni ccmimet se po rritet ccmimi i gazit ndërkohë që këtu gazi përdoret për gatim dhe tek tuk dimrit për ngrohje. është kriza që kërkon të induktojë në ccdo familje shqiptare. Ky vend sot ka rezervën më të ccmuar në hidrike, kaskadën e Drinit, ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht me 296 m. Kaskada ishte plot dhe si rezervë strategjike kaskada gjithnjë ruhet për vjeshtë. Në verë gjen më lehtë energji dhe blen. Por ccfarë ka bërë zotëria me ndrikull grykësinë, ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Gjer sot janë prodhuar energji 7.2 miliardë kilovat. Janë konsumuar 6, 1.2 miliardë kilovat janë eksportuar dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës", deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...