Berisha: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit, ne na bashkon vota e lirë

E mërkurë, 06 October 2021 19:05

 

Nga Foltorja e Gjirokastrës, lideri historik demokrat, Sali Berisha bëri thirrje për të firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni votoni në Kuvend, por firma juaj është ndërgjegjia juaj për një PD që respekton votën e lirë.

Ju e shihni se ç’po ndodh. Peng-kryetarin e ka marrë në patronazh qeveria me propagandën e saj.

Ka të tjerë që përpiqen t’u mbushin mendjen shqiptarëve se nuk ka rëndësi procedura, nuk ka rëndësi vota. Këta janë mercenarë.

 

Në këtë pikë ne ndahemi me çdo njeri. Ata për të cilët procedura nuk ka rëndësi, vota nuk ka rëndësi, forumet nuk kanë rëndësi, janë mercenarë që nuk e duan demokracinë.

Me gjithë të tjerët na bashkon vota e lirë.

Ndaj dua t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme dhe t’ju siguroj se me përpjekje të përbashkëta do dalim nga kjo betejë më të bashkuar, më të pavarur, më të fortë dhe më të sigurt në fitoren që na pret,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...