Tritan Shehu: Rama mburet me nje pedonale ne Kala, ndersa Tepelena e Memaliaj vetem po zbrazen e shkretohen.

Saturday, 09 October 2021 19:16

Rames dikush duhet t’i thote se Tepelena nuk eshte ajo pedonale, me te cilen ai sot mburet sikur i paska shpetuar ata banore!
Suksesi i madh i Rames se bashku me Termetin na qenka ajo pedonale e shkurter brenda Kalase.
Megjithese e shkurter ne distancen e saj, shume e “rende” ne fondet qe konsumoi.
Ashtu si jane te gjitha “investimet” ne ate qytet, duke filluar nga rruga nacionale poshte Kalase, qe ne buxhet, pra mbi taksapaguasit, peshoi sa Kalaja vete.
Ndersa qytetaret vuajne edhe per konditat me elementare jetesore:
--Spitali i Tepelenes eshte ne nje situate mjerane.
--Linjat elektrike ne te gjithe Tepelenen jane ato te viteve 1970.
Prandaj pjesa me e madhe e zonave rurale Tepelene-Memaliaj gjate dimrit me shume jane pa energji elektrike se sa me ate.
“Sukses” i ri i Rames ky me te cilin ai mund te mburet, se keshtu se paku nuk do te preken nga “kriza energjetike” e tij.
--Apo per te shkuar jo larg, ne skandalin qe vazhdon me fshatin e Zhapokikes se Siperme te Memaliajt.
Banoret e tij, te izoluar si ne shkretetire, jane te detyruar te mbledhin vete fondet, nga xhepi i tyre per te ndertuar nje rruge lidhese.
Dhe ku i “klonuari” i Termetit aty Gjoleka, nuk pranoi as t’i mbeshtese qofte dhe me nje ingjinier, se per mjete as qe behej fjale.
Keshtu banoret e detyruar grumbulluan 9 milion leke nga “xhepi”e vazhdojne e sot e kesaj dite te punojne per ate rruge…njelloj si dikur ne Egjiptin e lashte sklleverit.
--Per te mos permendur ketu papunesine e thelle ne Tepelene e Memaliaj, te rinjte qe sorollaten tere diten kot, familjet pa asnje te ardhur mbasi i eshte nderpre edhe ajo asistence, te semuret e braktisur, shpenzimet e medha te tyre per te mbijetuar nga Covid, mungesen e plote te shpreses.
Dhe Rama mburet me nje pedonale ne Kala, ndersa Tepelena e Memaliaj vetem po zbrazen e shkretohen.
Po te vazhdohet keshtu mbas pak nuk do te mbetet askush aty, as qe te ece mbi ate “pedonale”, qe ka kushtuar….nga taksat e atyre qytetareve te braktisur.

Modifikuar më Saturday, 09 October 2021 19:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...