Plani i Edi Ramës me tre masa, ose si të mbulosh krizën ‘me gjethe fiku’

Tuesday, 12 October 2021 10:48

 

Edi Rama doli 10 ditë më parë (mesditën e një të diele) dhe i tmerroi shqiptarët për krizën e madhe që i priste me energjinë dhe rritjen e çmimeve.

Pasi foli për gjithçka që ndodh në botë në këtë kontekst, nuk tha asnjë fjalë për masat që qeveria e tij do merrte në mbrojtje të ekonomisë baza të familjeve shqiptare.

 

Doli edhe në parlament të enjten e kaluar ku foli gjatë për këtë temë, por sërish nuk paraqiti ndonjë plan konkret. Pas presionit të madh publik, më në fund ai doli sërish të dielën e 10 tetorit dhe na paraqiti një plan me tre pika, i cili më shumë ngjan ‘si një gjethe’ fiku që përpiqet të mbulojë lakuriqësinë e gropës në sistemit energjetik dhe ekonominë e vendit, se sa si një projekt real për të dalë nga kriza dhe mbrojtur xhepat e qytetarëve.

 

 

Në këtë panorama, ish zëvendës-ministria e ekonomisë në qeverinë “Rama 2”, Irena Beqiraj, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e saj në Facebook, ka analizuar planin me tre masa të kryeministri Edi Rama.

 

Beqiraj në mënyrë koncize dhe profesionale, tregon se në fakt nuk ka asnjë plan, por thjesht zotime për zbatimin e ligjit në situate të tilla, si dhe procedura të bëra më herët për blerje të energjisë elektrike me kredi sovrane.

Shënimi i Irena Beqiraj

Plani me tre masa!
1. Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo është një e drejtë ligjore të cilën e gëzojmë për sa kohë përdoruesi fundor paguan faturën. Pra qeveria u zotua, se do zbatonte ligjin.

2. Nuk do të ketë rritje çmimi për konsumatorin familjare, edhe për biznesin e vogël . Ndryshe për konsumatorin e lidhur me tensionin e ulët, i cili konsumon në vit 3.3 Terra. Ndërsa 4.7 Terra të tjera që konsumohen nga biznesi i madh, do të përballen me rritjen e çmimit. Pra çmimi i energjisë, pritet që të rritet për 58%, të furnizimit që bën OSHEE.

3. Do mbështesin OSHEE, me garanci sovrane 200 milion euro. As hera e parë as e fundit, për një kompani me kapital negativ. Mbaj mend në gusht të 2017, u ofrua i njëjti mekanizëm për shkak të thatësirës.
Plani ka vetëm 1 pikë që pret diskutim; rritjen e çmimit për biznesin e madh sa do të rritet ai.
Për çdo një lek rritje e kostove të prodhimit apo ofrimin të shërbimit tek biznesi të, madh do të transmetohet në rritje të çmimeve tek konsumatori final, e cila kuptohet është më e madhe se 1 lek (vetëm sikur të marrin sa konsiderohet vlera në kohë e parasë).

Përse shesim energji elektrike më të lirë, edhe blejmë më të shtrenjtë?!
60 % e energjisë elektrike prodhohet në periudhën, Janar- Qershor dhe 40%, në periudhën Shtator- Tetor.
Duke qenë se nuk kemi;
1. Kapacitete të mbajtjes së rezervave ujore/ 2. Kapacitete të magazinimit të energjisë, KESH është i detyruar të shesë kur ka kapacitete ujore, edhe OSHEE të blejë në treg kur KESH nuk ka mundësi ta furnizojë.
Thën këtë, sistemi ynë energjetik është i ekspozuar ndaj riskut të ndryshimit të çmimit, edhe në njohuritë e mia më të mira. kompanitë nuk përdorin asnjë mekanizëm të menaxhimit të riskut, për tu mbrojtur nga ky risk, (kontratat e paracaktuara të shkëmbimit, kontrata të së ardhmes, etj).
Pra ne shesim e blejmë "on spot"!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...