Luli dhe Rama duan te merren me qeverine e PD, jo te Rames!

Tuesday, 12 October 2021 12:16

 

Deputeti Flamur Noka, dje në dalje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të rënda ndaj atij që ende formalisht është kreu i partisë së tij, Lulzim Bashës.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj”.

Sot ne nje deklarate per mediat Lulzim Basha u shpreh se kete deklarate e ka bere jo per bazen e partise por per ish funksionare te qeverise Berisha.Prej ditesh sulme vetem per ish qeverisjen e Berishes duke harruar qe beteja e vertete e demokrateve eshte me Edi Ramen dhe banden e krimit e te droges. Keshtu shprehej e justifikohej edhe Rama gjate ketyre 8 viteve deshtim ne qeverisje" Fajet i ka qeveria e Saliut". Mesa duket te dy jane ne te njejten linje, duke bere pazare ne kurriz te qindra mijera demokrateve te cilet kane sakrifikuar mjaft per kete force politike.

Foltorja e Sali Berishës është zgjidhja, alternativa, i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar, per ta cliruar nga pengjet dhe per ta cuar ne krye te puneve te vendit Partine Demokratike.

Modifikuar më Tuesday, 12 October 2021 12:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...