Berisha: Trau do hiqet! Rruga e Kombit e ka nxjerrë veten dy herë

Tuesday, 12 October 2021 19:10

 

Qytetarët e Kukësit i kërkuan liderit historik demokrat, Sali Berisha, që t’i udhëheqë në protesta.

“Si kushtrim vjen kjo nga çdo shqiptar. Duan protestën, duan fitoren. Nuk mund të pranojnë më karrigen mbi krimin të kreut të Meduzës, Edvin Ramës që është një rrezik i madh për kombin shqiptar,” tha Berisha.

Sipas tij, Kukësi është diskriminuar që në fillim nga qeverisja e Edi Ramës.

 

“Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste,” tha Berisha.

 

Duke folur për Rrugën e Kombit, Berisha tha se ajo e ka nxjerrë vlerën e ndërtimit shumë shpejt.

“Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike,” tha Berisha, duke nënvizuar se Rama ka diskriminuar krejt veriun me investime

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...