Berisha: Fraksionet janë të mirëpritura në PD, ne nuk kemi frikë nga liria

E mërkurë, 13 October 2021 14:39

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u shpreh nga Foltorja e Kukësit se PD do jetë e hapur për fraksionet. Berisha tha se kushdo që dëshiron të krijojë fraksion, është i mirëpritur.

“Detyrat përpara i kemi të vështira, por ne do të bashkohemi për t’i përmbushur ato. Ndaj dhe Foltorja jonë është një thirrje për bashkimin e demokratëve nga themeluesit deri te anëtarët më të rinj.

Disa rregulla do i qartësojmë në statutin tonë. Me vullnetin tuaj, nuk do mundet kush të lozë. E kemi atë fjalën: më mirë qiri i fikur se qiri i fëlliqur. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ju do të përcaktoni të zgjedhurit tuaj. Do rivendosim primaret. Çfarë janë primaret? Që të zgjedhurit vendorë dhe qëndrorë t’i zgjedhë gjithë anëtarësia. Të votojë për ta. Të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Varianti i dytë i primareve është që të votojnë jo vetëm anëtarët, por edhe mbështetësit tanë, për të përcaktuar kryetarin, deputetin, kryetarin e bashkisë, këshilltarin.

Ish-kryetari, kur e mori vetë karrigen në 2013-ën, kishte përjashtuar nga gara të gjithë ish-kryetarët e grup-seksioneve. Këto do marrin fund. Janë absurditete. Ish-kryetari ka vendosur në statut që kryetarët e degëve dhe sekretarët, nëse kandidojnë, duhet të japin dorëheqjen. Kurse ai vetë nuk duhet të japë dorëheqje. Ai duhet të ikë sa më parë. E qytetëruar dhe e fortë është ajo forcë politike ku secili ka një votë. Vota është pesha e kryetarit, e anëtarit, e të gjithëve me rradhë.

Gazetarë dhe analistë shtrojnë pyetjen: cilat do jenë frytat e kësaj foltoreje? A do lërë PD fraksione? Cilido që është i aftë të krijojë fraksion, është i mirëpritur që sot. Ne nuk kemi frikë nga liria.

Ne flukse duam dhe janë të mirëseardhur. Fraksionet kanë rregullat e tyre. Kush të dojë, t’i krijojë sipas rregullave. Ne do e bëjmë këtë parti, shumë herë më demokratike,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...