Dërgohen me pranga në gjykatë, zyrtarët që grabitën dokumentet në Kadastrën e Vlorës

Diel, 17 October 2021 16:39

 

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, tre të arrestuarit, dy ndër ta ish-zyrtarë, për grabitjen e dokumentave të pronësisë në Kadastrën e Vlorës, që priten të njihen me masën e sigurisë: Bardhyl Gjikaj, Kreshnik Mino si dhe Spiro Duni.

Të pranishëm në dyert e gjykatës janë edhe familjaret e tyre të cilët po presin vendimin.

 

 

Më datë 15 tetor, Prokuroria e Vlorës ka zbardhur grabitjen në zyrat e Kadastrës më 11 tetor nga persona të paidentifikuar që vodhën dosjet e tokave për zonën e Dhërmiut.

 

 

Sipas grupit hetimor, grabitja është inskenuar nga dy zyrtarë, të cilët kanë falsifikuar dokumente duke tjetërsuar pronat. Tashmë dy zyrtarët e Administrimit të Tokave janë prangosur nga policia

 

 

Policia ka arrestuar mëngjesin e së premtes 2 zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës. Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente të pronësisë së një toke në Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika dhe specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino.

Në kuadër të operacionit ‘Formulari’, policia ka arrestuar edhe një 51-vjeçar, i identifikuar si Spiro Duni, i cili dyshohet se ka përfituar tokën kundrejt vlerave monetare.

Këta 3 shtetas dyshohet se kanë falsifikuar formularët e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një trualli, në fshatin Dhërmi dhe më pas për të mos u zbuluar ky kalim i pronës në mënyrë jo të rregullt, kanë inskenuar grabitjen e dosjeve të zonës bregdetare.

Image

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit ku persona të paidentifikuar janë futur brenda institucionit dhe kanë marrë dy dosje pronash, që i përkasin zonës turistike në Dhërmi.

Ka qenë roja i këtij institucioni, i cili mëngjesin e 12 tetorit ka konstatuar grabitjen e zyrave ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë futur nga një dritare e zyrave që tashmë ka një pistë për të, pasi mund të jetë lënë hapur nga dy zyrtarët tashmë të prangosur

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...