Evi Kokalari: Grupi i Bashës kërcënon qytetarët me bllokim të vizës amerikane

Diel, 17 October 2021 17:10

 

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane deklaron se njerëz pranë kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha, kanë kërcënuar qytetarët me bllokim të vizës amerikane.

Me sa kuptohet, bëhet fjalë për mbështetësit e liderit historik të PD, Sali Berisha, të cilët ditët e fundit kanë marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, por edhe telefona, ku u kërkohet që të mos marrin pjesë në foltoret e organizuara nga ish-kryeministri.

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari thotë se kërkon të mbledhë dëshmi nga qytetarët, me shkrim, por edhe të noterizuar.

Postimi
Kërkoj individë që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka kërcënuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen. Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...