“A keni 60 mijë lekë të bëni teste ju?”, studenti shpërthen në hyrje të Filologjikut: Shihni ça fytyrash kanë, përshtyjini…

Hënë, 18 October 2021 09:28

 

Një prej studentëve ka hedhur akuza të forta në hyrje të Fakultetit Histori Filologji në Tiranë, ku thotë se të gjithë studentët e pavaksinuar po diskriminohen nga punonjësit e administratës.

Ai shprehet se askush nga studentët që nuk do të vaksinohet nuk ka para të mjaftueshme që të bëjë çdo javë testin PCR, ndërkohë që paralajmëron një protestë paraditen e sotme.

 

Ai i fton të gjithë studentët e tjerë që të bashkohen në protestë, pasi e drejta për të zgjedhur mbi vaksinat, nuk mund të shkelet, për hir të së drejtës për arsimim.

“Ku jemi këtu në komisariat për të bërë shoqërime? Për të vëretuar gjëra formale. Diferencimi i studentëve jo po ti je me vaksinë, jo po ti je i pavaksinuar. Cfarë është kjo gjë, a keni lek me bo 60 mijë lekë test ju? Ku i keni të drejtat si studenta, kapini me fytyrë e pështyjini.

Protestë mor, protestë në orën 10:00. Kam ardhur me pa a na lënë të hyjmë. Vetëm 15% e studentëve janë të vaksinum. Ju që nuk doni të vaksinoheni mos bini pre e këtyre. Me hapa ligjorë do bëjmë protestë jo me shtyrje. Kapjini kamerat, shifni ca ftyrash kanë”, shprehet studenti.

 

Kjo e hënë i ka gjetur studentët dhe Universitetet në një gjendje kaosi, ku rast pas rasti po mbahen qendrime të ndryshme, për të pavaksinuarit.

Kështu në Elbasan janë lejuar të hyjnë në auditore të gjithë studentët, ku ata që nuk janë vaksinuar pritet të këshillohen, ndërkohë që në Vlorë të pavaksinuarit nuk janë lejuar fare të hyjnë në ambientet e brendshme të shkollës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...