Progres raporti i KE-së: Shqetësim patronazhistët dhe korrupsioni, sulmet e qeverisë ndaj gazetarëve

Tuesday, 19 October 2021 14:39

 

Janë zbardhur pjesë nga progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në progres-raport shprehen shqetësime në funksionimin e shtetit të së drejtës.

 

‘Probleme me korrupsionin në nivelet e larta dhe lirinë e shprehjes’, thuhet në raport.

Në këtë progres raport ka zënë një pjesë të konsiderueshme, analiza e zgjedhjeve të 25 prillit dhe përdorimi që partia në pushtet i bëri shtetit.

 

Për zgjedhjet e 25 prillit, progres-raporti ngre shqetësime për keqpërdorimin e të dhënave personale, në lidhje me patronazhistët.

‘Rekomandimet nuk janë zbatuar. Korrupsioni, një çështje serioze, i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit’, thuhet në raport.

‘Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara’, thuhet në pjesën për korrupsionin.

Komisioni Europian shpreh shqetësimin për atmosferën e medias dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri, ndërsa përmend ndalimin e dy gazetarëve në protesta që po zhvilloheshin pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.

‘Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet mes aktorëve politikë e gazetarëve u rritën gjatë pandemisë, në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare.

Në dhjetor 2020, policia ushtroi forcë të tepruar të pajustifikuar dhe arrestoi dy gazetarë të cilët po mbulonin protestat që shpërthyen në Tiranë, pas vdekjes së 25-vjeçarit të qëlluar nga policia’, thuhet në progres raport

Gjithashtu përmendet edhe rasti i patronazhistëve dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut.

‘Në prill 2021, GJEDNJ lëshoi një vendim të përkohshëm që impononte një masë sigurie.

Masa e sigurisë për të parandaluar konfiskimin e serverëve e të dhënave kompjuterike të një media online’, vazhdon progres raporti

Edhe marrja nën kontroll e AMA-s nga qeveria është shqetësim tjetër i Komisionit Europian

‘Shqetësime mbi emërimin në krye të AMA-s të një drejtuesi politik dhe për ngritjen e Agjencisë së Informacionit.

E rëndësishme të sigurohet qasje e drejtpërdrejtë dhe transparente e mediave në institucionet qeveritare’, thuhet në progres-raport.

Pandemia dhe kriza ekonomike është pjesë tjetër e këtij progres raporti.

‘Pandemia e Covid-19 ka dobësuar më tej stabilitetin financiar të shoqërisë civile

Komisioni Europian: Ka ende shumë punë për të bërë në konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë’, thuhet në progres-raportin e bërë publik

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...