Eksperimenti me Shqipërinë/Raport-progresi i KE nxjerr katastrofën e sistemit të drejtësisë

E mërkurë, 20 October 2021 09:38

 

Komisioni Europian nuk e kurseu edhe këtë vit rekomandimin për çeljen e negociatave.
Dokumenti do t’i shërbejë më shumë kryeministrit Edi Rama që ta fajësojë Bashkimin Europian për refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, se sa për të bindur drejtuesit e shteteve europiane që t’i hapin dritën jeshile vendit tonë. Për këtë është njoftuar një konferencë e përbashkët me ambasadorin Luixhi Soreka.

 

Por ndërsa burokratët e Komisionit Europian shpërfillen rregullisht nga drejtuesit e shteteve europiane për negociatat, raporti vlen të shihet në brendësi, se si e ka pasqyruar situatën në sistemin e drejtësisë, përderisa në këtë aspekt nuk ka asnjë analizë se në çfarë gjendje është sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Qasja për reformën në drejtësi është pozitive. Përparimi i reformës në drejtësi është cilësuar si “i mirë” në dokument, ku vlerësohet plotësimi me 7 gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese (nga 9 gjithsej), apo emërimi i 9 gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë (nga 19 gjithsej), apo plotësimi me 15 prokurorë i SPAK (nga 20 gjithsej).

Plotësimi i vakancave në këto institucione konsiderohet arritje, ndërkohë që përmendet kalimi në veting i 437 gjyqtarëve dhe prokurorëve, 62% e të cilëve janë skualifikuar.

 

Por ndërsa vlerësohet përparimi i reformës në drejtësi, në paragrafin mbi “efikasitetin” në drejtësi situata është krejt tjetër. Pesë vjet pas votimit në parlament, reforma ende nuk po jep drejtësinë që pritet dhe kjo shihet në bilancin që i bëhet çështjeve në gjykata.

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin. Duhet në mënyrë urgjente një hartë e re gjyqësore, që të rishpërndajë gjyqtarët brenda sistemit. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.

Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh”.

Shifrat mbi çështjet gjyqësore që nuk marrin drejtesi përmbledhin me pak fjalë stanjacionin e sistemit, aty ku presin zgjidhje dosjet hetimore të prokurorëve, ndalimet që kryhen nga policia, apo dhjetëra mijëra konfliktet civile dhe tregtare.

Kjo paralizë që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka qenë edhe shkaku që i njëjti model nuk u këshillua të aplikohej nga BE në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, sipas asaj që kanë pranuar vetë Ministrat e Drejtësisë së këtyre vendeve./Lapsi.al

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...