Vrasje e grabitje/ Berisha: Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit

Diel, 24 October 2021 21:22

 

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se rendi është në duart e mafias.

Sipas tij, vrasjet dhe grabitjet që bëjnë grupet mafioze, nuk e shqetësojnë ministrin dhe Ramën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit.

 

Ekzekutime mafioze, grupe grabitëse dhe torturuese dhjetëshe bëjnë ligjin, narko ministri i familjes në ahengje.

Miq, mbrëmë një grup mafioz në Fier ekzekutoi me breshëri kallashi në makinën e tij një biznesmen dhe pak orë më vonë, një bandë plaçkitëse prej 10 vetësh në Nikel hyri me forcë dhe i preu gishtërinjtë dhe e torturoi një biznesmen tjetër dhe i grabiti kasafortën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet mafioze të bandave kriminale që bëjnë sot ligjin në vend, dënoj gjithashtu kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij të familjes Çuçi si frymëzues kryesor të krimit, drogës në narkoshtetin e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...