Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Hënë, 25 October 2021 18:48

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji. Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën. Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me “guxim” BE-së gjithë mosfunksionimin, mos koherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për “Ballkanin e hapur”.

 

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

 

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep rekomandime pozitive dhe shteteve antare që na rrefuzojnë parreshtur. Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo “po humbet fytyrën përpara ballkanasve” Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu”.

Rama i kërkon BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Dhe një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë “Ballkanin e hapur”. Edi Rama e kërkoi këtë po aq hapur në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për “Politico”.

Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë shprehimisht për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Van der Lynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Po ku është problemi këtu?

Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Nish si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se atëherë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.

Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: “ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”.

Mashtrimi edhe nëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.

Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i këkrkoi shqiptarëve të pranonin “Ballkanin e hapur”, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për “Open Balkan”, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.

Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...