'Serbia ta tregojë forcën në ring, jo në kufi' - Kosova, 'reciproritet' edhe në sport

Tuesday, 26 October 2021 09:44

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.

“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkroi Kurti në Twitter.

Reagimi vjen pasi autoritetet serbe nuk i lejuan boksierët kosovarë që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Kurti tha se i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë “këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, njofton REL.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se Federata e Boksit e Kosovës duhet të trajtohet njësoj si të tjerat.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Kampionati Botëror i Boksit nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha të hënën se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe. Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...