Rama në Gjermani me valixhen e Tahirit

E Enjte, 19 Prill 2018 18:03

Çelja e negociatave për Shqipërinë po mbahet peng nga skepticizmi i disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gjermania ka shprehur hapur shqetësimin e saj për mungesën e politikave nga qeveria shqiptare për azilantët që largohen vazhdimisht prej varfërisë. Një tjetër shqetësim u përcoll nga Deputeti gjerman i CDU-së, Roderich Kiesewetter. Ai foli pak kohë më parë për drogën shqiptare (kanabisin) dhe për bandat shqiptare që kanë zaptuar tregun e kokainës atje. Këto arsye janë të mjaftushme që Budenstagu gjerman të mos votojë çeljen e negociatave për Shqipërinë. 55neës.al mëson se Rama do të niset në datën 24 Prill drejt Berlinit ku do të takojë kancelaren Merkel.

Por ky takim s’do të jetë aq sportiv sa atletet Adidas apo çitjanet e Ramës. Kryeministri duhet t’i shpjegojë Kancelares përse nuk arreston benjaminin” e tij, ministrin narkotrafikant, Tahirin.

Saimir Tahiri cilësohej si ministri më i suksesshëm i qeverisë “Rama”. Vetë kryeministri shpesh herë e quante politikanin që ndryshoi historinë e Policisë së Shtetit. Një mbrojte e tillë e Edi Ramës bëhej në kohën kur Tahiri ishte ministri më i sulmuar nga opozita, por edhe nga vetë mazhoranca. Lëvizja Socialiste për Integrim foli hapur tre vite më parë për probleme me rendin dhe akuzoi direkt Tahirin për lidhje me drogën. Ndërkohë, Edi Rama, në asnjë rast nuk e uli ritmin e lëvdatave duke e marrë në mbrojtje në çdo rast ministrin e tij besnik. Në 4 vite ka pasur jo pak momente dhe skandale që mund të kishin lëkundur besimin e Edi Ramës. Tahiri është akuzuar direkt për shkelje të ligjit nga opozita. PD ka folur për lidhje me Emiljano Shullazin, familjen Habilaj, rritjen e krimit dhe më shumë se të gjitha për kultivimin masiv të kanabisit në vend. Në të gjitha rastet, Edi Rama ka qenë mburoja e ministrit, duke e mbrojtur për çdo akuzë dhe duke e cilësuar gjithmonë ministrin më të suksesshëm.

Sot, Tahiri për Ramën është një person i neveritur, të ciline  ka përjashtuar nga Partia Socialiste. Por, sa herë që i është ngushtuar laku që nga nisja e hetimit për çështjen e trafikut të drogës, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka çliruar atë duke i dërguar mesazhe shantazhuese Edi Ramës.

Vetëm një ditë pasi pranoi edhe vetë në emisionin “Opinion” se e priste burgu, ai thirri mediat përpara shtëpisë së tij dhe i dërgoi mesazh ish-mikut dhe mentorit me shprehjen e preferuar të tij; Nuk keni parë asgjë akoma.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 18:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...