Albana Vokshi: Jam pro thirrjes së Kuvendit, duhet respektuar statuti

Hënë, 01 November 2021 21:42

 

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” u shpreh pro kërkesës së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vokshi tha se është për respektimin e statutit të partisë.

“Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.

Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre” tha ajo.

Sali Berisha nuk e ka fshehur ambicien duke deklaruar hapur se do të kandidojë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Por a e mbështet Vokshi një rikthim të Sali Berishës?

“Është anëtarësia që vendos, jo Albana,” tha ajo

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...