Fushata për bashkinë/ Nishani zbulon si Basha gjatë gjithë ditës i kërkonte udhëzime, Sali Berishës

Saturday, 13 November 2021 11:53

 

Ka ngjallur reagime të forta dhe të ashpra, deklarata e mbrëmshme e Lulzim Bashës në një intervistë se ai kishte arritur të fitonte zgjedhjet për bashkinë e Tiranës në vitin 2011, vetëm sepse përjashtoi nga fushata, Sali Berishën. Kujtojmë se Berisha në atë kohë ishte edhe Kryeministër, edhe Kryetar i PD-së.

Pas Edmond Spahos, që lëshoi thirrjen “a e kuptoni o njerëz se në çfarë përmase është gënjeshtra?!” , ka shpërthyer me zemërim edhe Bujar Nishani, pikërisht ai që ishte në atë kohë drejtuesi i Shtabit Elektoral të PD-së për Tiranën.

Në shënimin e tij në Fb, Nishani shkruan:

“Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheqë në ndonjë fitore, por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike. Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, bashkinë e Tiranës, pa Berishën!

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, Lulzim Basha i kërkonte Sali Berishës ta udhëzonte, t'i tregonte e t'i mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital, por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi. Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike. Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë!” e ka përfunduar mesazhin e tij Bujar Nishani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...