Deklaratat e Berishës per Yuri Kim, Lubonja: Janë shërbim ndaj demokracisë

Hënë, 22 November 2021 15:18

 

Për analistin Fatos Lubonja, deklaratat e liderit historik të PD-së, Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, janë veç shërbim ndaj demokracisë në Shqipëri.

‘Këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha’, theksoi Lubonja duke folur në News24.

‘Për mua deklaratat ndaj ambasadores, ishin shërbim ndaj demokracisë. Ore a është demokratike kjo që po bëjnë amerikanët? Unë po merrem me këtë. Meqë se bëhet fjalë për non-grata të Berishës dhe lojën e Yuri Kim.

 

Berisha thoshte për Yuri Kim dhe jo Amerikën. Pyetja ngrihet: A është demokratike?!

Nëse keni parasysh, akuza që iu bë Berishës për korrupsion, nuk është thjeshtë e tillë por se ‘ka kërcënuar rëndë demokracinë’. Po këto veprime që bën ambasadorja a e kërcënojnë rëndë demokracinë? Unë them shumë më tepër se sa Berisha.

Një ambasadore që thotë vetë që punon me qeverinë, që ka konflikt interesi në këtë aspekt, futet në lojërat politike se kush nuk do të bëhet apo do të bëhet kryetar, të një partie, që nuk respekton as zgjedhësit e kësaj partie.

Kur del ai me 4200 firma, në vend që të thotë demokratët, ajo thotë; ne njohim këtë. Po a është kjo demokratike? Jo! Demokratike është që të respektohet populli. Këtu nuk kemi të bëjmë me demokraci, por është sulm ndaj saj dhe për të mbështetur një regjim, për interesa që ambasadorja me këtë regjim. Si regjimi i Pinoçetit.

Këtu është një regjim që kontrollon drejtësinë, gjithçka, ekonominë. Kjo është që të mbrosh regjimin. Ai duke iu kundërvënë (Berisha) na bën të paktën që të hapim këtë debat’,- theksoi Fatos Lubonja gjatë analizës së tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...