Kuvendi i 11 dhjetorit/ Degët 3 dhe 6 publikojnë emrat e delegatëve nga zyra e Palokës

E Enjte, 25 November 2021 13:28

 

Drejtuesit e degëve 3 dhe 6 në Tiranë kanë lexuar publikisht emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Emrat e lexuar publikisht janë të atyre delegatëve që kanë pranuar t’u publikohet emri. Lista është lexuar nga zyra e Edi Palokës, kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Përveç emrave, drejtuesit kanë bërë publike edhe formularët e tyre për mediat. Në zyrën e Palokës janë depozituar mbi 4200 firma delegatësh.

Sipas tyre, 80% e delegatëve në këto 2 njësi kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit dhe sipas verifikimeve të tyre, delegatët janë 100% dakord për thirrjen e saj.

 

Onelda Zefi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas nga dega 6, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, foli para mediave.

“80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha Zefi.

Kurse përfaqësuesi i degës 3 tha se nga 89 delegatë kanë firmosur 77.

“Nga 89 delegatë, kanë firmosur 77 prej tyre. Gjashtë nuk kanë firmosur, gjashtë janë emigrantë,” tha ai, duke lexuar më pas listën e plotë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...