'Paralajmërimi që i pata bërë Fatos Nanos'/ Berisha-Ramës: Vlen edhe për ty, bëj gati valixhet

Premte, 26 November 2021 17:40

 

Nga 'Foltorja' e Kurbinit Sali Berisha numëroi dështimet e qeverisë Rama dhe heshtjen e opozitës së Lulzim Bashës.

Ai i kujtoi Edi Ramës paralajmërimin e bërë për Fatos Nanon kur ishte kryeministër, ndërsa shtoi se vlen edhe për të: "Bëj gati valixhet dhe largohu në Beograd, se në Shqipëri nuk ke vend më".

 

"Situata në vend është kritike, por është kjo situatë që gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë, të mbarë demokratëve në Shqipëri të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë, mjerë ti çfarë do heqësh. Edvin atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit e të gjithë Shqipërisë, bëj gati valixhet dhe nisu për në Beograd, në Shqipëri nuk ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul-pengun, edhe pse nuk të bie mendja për të kur t'ia mbathësh vetë. Ky entuziazëm që buron nga shpirti juaj, idealet dhe zemrat tuaja, është energjia e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është drita e shpresës, siç do të thoshte një demokrat në Mat, është dielli im thoshte ai, dhe u drejtohej analistëve, mos ma gjuani diellin me gur. Dielli ynë do të verbojë të gjithë ata që do tentojnë ta shuajnë atë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...