Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar këtë të hënë në faqen e vetë zyrtare, 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Në postimin e ambasadës thuhet se në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë.
“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, thuhet në urimin e ambasadës