“Mekanizëm monstruoz”, Vasili ‘shpërthen’ për agjensinë e bashkëqeverisjes: Shkelet Kushtetuta, ligji i nënpunësit civil dhe autonomia e pushtetit vendor

E mërkurë, 01 December 2021 14:41

 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me ligjin e bashkëqeverisjes, që nuk u dekretua pas nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Vasili u shpreh ligji për bashkëqeverisjes dhe krijimi i kësaj agjensie bie ndesh me ligjin për nënpunësit civilë dhe krijon mbivendosje mes institucioneve.

Vasili tha se ai iu ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos votojnë pro këtij ligji, që përveç të tjerave cënon dhe pavarësinë e pushtetit lokal. Deputeti i LSI-së u shpreh i bindur se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga ky ligj, pavarësisht se ai bie ndesh me vetë Kushtetutën.

“Është një veprim shumë i matur nga presidenti, pasi bashkëqeverisja iu mbivendoset institucioneve të tjera, një mekanizëm i tillë, i çmendur dhe monstruoz nuk kanë ekzistuar as në kohën e diktaturës. Sot të gjitha institucionet janë të rregulluara nga ligjet, miratimi i një agjensie të tillë është prova që shteti ka dalë nga duart.

Imagjinoni çfarë ndodh, në çdo institucion marrëdhëniet rregullohen nga ligji për nënpunësit civil, ekzistojë të gjitha mjetet për kontrolle, përfshirë edhe KLSH. Pushteti vendor ka autonomi qeverisje, dhe është i vetërregulluar, e gjithë kjo do të zëvendësohet me një akt marrëveshje.

E gjithë kjo që pushteti vendor e ka të njohur në Kushtetutë, i dorëzohet një drejtori të emëruar nga Edi Rama, që do tiu imponohet të gjithë kryetarëve të bashkive.

Kjo agjensia merr përsipër edhe të ndërmjetësojë pajtim për çështje të caktuara, ka dhe një gjë tjetër që çëshjet që i sheh të arsyeshme i çon përpara dhe disa të tjera jo, pse ça është ajo, është prokurori apo gjykatë. Unë mendoj se ky është një shqetësim shumë i rëndë kombëtar.

Një zyra ka në dorë fatet e njerëzve, të qëndrimit apo largimit në punë, apo ti nxjerri të korruptuar kur nuk janë të tillë. Çcdo qytetar duhet të ndihet i rrezikuar që shqetësimet e tyre nuk zgjidhen më nga ligjet. Deputetët e mazhorancës i kam ftuar publikisht që të reflektojnë, pasi shpërbëhen të njëjtat ligje që janë miratuar prej tyre në Kuvend.

Iu rri përsipër ligjeve që janë miratuar më herët, nga shteti i të drejtës kthehemi te pushteti i kryeministrit.”, u shpreh Vasili

Modifikuar më E mërkurë, 01 December 2021 17:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...