Berisha: Demokratët vendosën rithemelimin e PD, u ngritën përkundër presioneve të Ramës, Bashës e ndërhyrjeve të Kim

Diel, 12 December 2021 18:00

 

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon bashkëbisedimin me shqiptarët e Jacksonville në Florida të SHBA.

'Foltorja' e Floridas mblodhi dhjetëra demokratë dhe qytetarë shqiptaro-amerikanë, të cilët lideri historik i njohu me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe vendimet e djeshme historike të Kuvendit Kombëtar, i cili nisi rithemelimin e PD.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur dje mori vendime historike dhe vendosi rithemelimin e Partisë Demokratike.

Lideri historik i PD tha se ka patur presione nga Rama, Basha dhe Yuri Kim kundër 'Foltores'.

"Ne dje patëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD, Kuvendi më i jashtëzakonshëm që është mbajtur ndonjëherë në historinë pluraliste të vendit, ndoshta edhe në historinë e pluralizimit të vendeve të tjera. Sepse ky ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD, mbasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin. Kjo sepse e dinte që Kuvendi do t'u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD. Për shkelmimin që iu kishin bërë forumeve të PD. Parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike. Për zhvendosjen e kësaj force nga konservatore në një parti të majtë tërësisht, e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore.

Kundrejt presioneve tw jashtwzakonshme tw qeverisw qw ka marrw peng udhwheqjen e PD, por duhet të pranojmë presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish-kryetarit Basha, sot deputetit Basha, i asistuar në një mënyrë ose tjetër, edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht e marrjes së peng të opozitës nga qeveria. Ju e dini se një vendim në datën 19 maj u shpall nga DASH në të cilën njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Menjëherë në letrën që i drejtova Blinken i them se ky është akt i lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros, një armik i egër ky i fundit i demokracisë shqiptare dhe interesave kombëtare shqiptare".

Berisha tha se rrjeti i Soros në Shqipëri përbëhej nga individë të ekstremit të majtë dhe ai u vendos nën ombrellën ose si levë e PS. 'Ne u kthyem në monizëm', tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se Soros i dha Edi Ramës në dorë Drejtësinë. Grumbulloi një grup ekspertësh bashkëpunëtorë të Fondacionit të tij si truri i asaj reforme. Rezultatetet e kësaj reforme janë katastrofale në Shqipëri. Së pari, kapja e institucioneve nga ish-ministra, vëllezër, motra të ministrave të PS. Ish-prokurorë të kohës së diktaturës komuniste. Ish-gjykatës së gjyqeve politike. Persona të folur për korrupsion. Veç kësaj duke përdorur Vettingun, që ne e konsiderojmë të domosdoshëm, e aplikuan atë nga sipër poshtë, kur ne ishim për Vettingun nga poshtë sipër. E para quhet metoda e shkatërrimit, e dyta quhet medota e farëve, nuk ndërhyhet nga sipër. Në këtë metodë shkatërruan dhe lan vendin për 5 vite pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa shtet ligjor", theksoi Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...