Bylykbashi: Sa herë Ai premton të ardhmen, e ardhmja spostohet me katër vjet

E mërkurë, 05 Janar 2022 09:18

 

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka ironizuar opozitën e Lulzim Bashës me Kometën Halley, e cila është kometa më e afërt dhe që i afrohet Tokës periodikisht çdo 76 vjet.

Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi thekson se sa herë Basha premton të ardhmen në fushatë, e ardhmja spostohet me katër vjet sërish e sërish. E menjëherë pas rizgjedhjes pas humbjes, premton sërish e sërish si misionar i të ardhmes.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Kometa Halley e opozitës

Kur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç në vitin 1986, në sistemin tonë diellor kaloi kometa Halley. Mësuam se është kometa më e afërt dhe që i afrohet Tokës periodikisht çdo 76 vjet. Shumëkush nga ne do ta shohë me kismet pas 41 vitesh, në të Ardhmen.

Këto ditë kam dëgjuar se Ai ka zgjedhur të ardhmen. E lakon të Ardhmen në të gjitha rasat. Madje Ai e thotë me rrokje të ndara mirë, me zanore kumbuese. A a a a , o o o o, u u u u të ububushme. Këtë di ta bëjë shumë mirë. Por kaq, sepse inflacioni bën punën e vet, gërryen vlerën dhe besimin e dollarit, jo më të fjalëve që të fortë kanë vetë zanoret e zëshme.

Po sa herë e kemi dëgjuar t’ua premtojë të ardhmen opozitarëve dhe shqiptarëve? Sa herë ka patur zgjedhje. Katër herë rresht. Ka humbur, ka rizgjedhur veten në parti dhe ka rifilluar të premtojë të ardhmen.

Sa herë premton të ardhmen në fushatë, e ardhmja spostohet me katër vjet sërish e sërish. E menjëherë pas rizgjedhjes pas humbjes, premton sërish e sërish si misionar i të ardhmes.

E premtoi sërish të ardhmen. Edhe kësaj here. Për të pestën herë. E ardhmja u spostua përsëri në 2025.

Por opozitarët dhe shqiptarët jetojnë në të tashmen. Është një e tashme e hidhur katërvjeçare pa punë, pa shpresë, të vjedhur, me frikën nga krimi që mbjell viktima rrugëve, të lënë në rrugë të mashtruar në shpresën e tyre për ndryshim. Një e tashme që mbaron në 2025. Ama premtimin e rinovuar për të ardhmen e morën nga Ai si kartolinë për Vitin e Ardhshëm 2025.

E premtoi të Ardhmen plot bubullimë, sikur do të bjerë një meteor. Pa iu dridhur qerpiku e pa u skuqur, e premtoi njësoj siç premtoi rifillimin ciklik të luftës ku do të fitojë pasi të humbë.

Por nuk ka më njeri që nuk është i bindur se Ai nuk është veçse një kometë që vjen vërdallë në politikë dhe mund ta shohësh të lëshojë bishtin e shndritshëm një herë në katër vjet kur kërkon të rizgjidhet pas humbjes së radhës e më pas të zhytet në terrin e të tashmes së hidhur të pashpresës, e që mrekullon vetëm ata që e shohin për herë të parë.

Hallet e të tashmes së shqiptarëve janë sfida që duhet të merremi sot, tani, dhe jo premtimet për një të ardhme të shndritëshme si bishti i Halley

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...