Berisha: Kush pranon Bashën si kryetar të PD, po destabilizon Shqipërinë

Diel, 09 Janar 2022 15:06

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë konferencës tek selia e PD-së është shprehur se kush e njeh Lulzim Bashën si kryetar, pas asaj të djeshmes, vetëm po destabilizon Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha:

Protesta do të mbahet. Kjo është selia e PD. Ata që pranojnë për kryetar të PD-së, kryetarin e emëruar nga Edi Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë. Ne kemi zbatuar rregullat në mënyrë rigoroze.

 

 

Ju e patë që asnjë gur nuk u hodh ndaj policisë, pavarësisht nga sjella shtazore e saj, nga sasia shumë herë e palejueshme e gazit që u hodh ndaj demokratëve.

 

Arsyeja e vetme e ndalimit të protestës ishte gazi i hedhur në mënyrë toksike. Unë këtu isha, hodhë gaz, më hodhën gaz edhe mua, por kjo më bën më të fortë mua.

Asnjë viktimë nuk do të kishte, a patë ju ndonjë të armatosur.

Shkatërrimi i godinës, i tmerrshëm i saj, është blindimi, shndërrimi i saj në një bunker si asnjë ndërtesë tjetër partie në Europë, identike si kryeministria e Edi Ramës.

Nuk ka shqiptar që Edi Rama ka një zyrë në kryeministrit dhe deri sa ta çlirojmë edhe një zyrë në këtë seli. Lulzim Basha në mënyrë përfundimtare është murosur në muret e kryeministrisë deri sa ta çlirojmë nga Edi Rama.

Ne nuk thamë që nuk do të hapim dyert.

Edi Rama me Lulzim Bashën janë dy armiqtë më të egër të demokratëve. Cinizmi i tij është ekstrem. Shpirti i tij është i zi aq sa daja i tij, Spiro Koleka, që donte të fuste tanket tek studentët, dje futi vrasësit në seli.

Patë ju ndonjë të gërvishtur nga pala kundërshtare. Asnjë. Kjo është protesta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...