“Mercenarët e Bashës rrezikuan jetën e demokratëve”/ Deputeti i PD: Në seli kishte njerëz të armatosur

Diel, 09 Janar 2022 20:57

 

Deputeti i PD Tritan Shehu ka komentuar protestën që u mbajt ditën e djeshme para selisë së PD.

Në një intervistë televizive, Shehu tha se protesta paqësore u përball me një grup mercenarësh të Bashës, të cilët sipas tij rrezikuan seriozisht jetën e demokratëve.

Ai shtoi se brenda selisë kishte edhe njerëz të armatosur që kishin ardhur nga jashtë territorit të Shqipërisë, duke theksuar se veprimet e Lulzim Bashës ishin antidemokratike.

 

“Protesta paqësore u përball me dhunë. Mercenarët rrezikuan jetën e demokratëve. Këta janë gjëra evidente që lehtë janë dukur, edhe në media janë pasqyruar. Shikoni mënyrën e agresivitetit ndaj protestueve. U përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve me shumicë. Në atë seli kishte njerëz të armatosur, njerëz që kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, që rrezikojnë deri edhe stabilitetin e vendit tonë.

Veprimet e Lulzim Bashës janë antidemokratike, selia e PD nuk mund të jetë vend armësh, vend gazi, por duhet të jetë seli e hapur për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Elementët e dhunës nga grupi i Bashës janë përdorur në shumicë e PD është bunkerizuar. Dhuna janë ata dyer prej hekuri, dhunë janë veprimet antidemokratike. Edhe gazetarët nuk u lejaun në qeli. Basha shkeli të drejtat e qytetarëve. Selia duhet të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...