Shehu: Brenda PD-së kishte radikale fondamentaliste! Mosreagimi i policisë, provë e lidhjes Rama-Basha

Hënë, 10 Janar 2022 19:38

 

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, sa i përket fortifikimit që ky i fundit i bëri selisë së PD-së para 8 janarit.

I ftuar në 'Kontrast', Shehu deklaroi se brenda zyrave të PD, Basha ruhej nga fondamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin 'Vëllazërisë Myslimane'.

Ai shtoi se fakti që Policia e Shtetit nuk reagoi për denoncimet e Komisionit të Rithemelimit dhe kjo tregon lidhjen mes Ramës dhe Bashës.

Shehu tha se sot Shqipëria nuk ka nevojë për një bashkëqeverisje, por për një opozitë të fortë.

Shehu: Përplasja në PD nuk është çështje individësh. E gjithë kjo përplasje që ka nisur ishte diçka e rritur dhe e pjekur prej kohësh. Po të mos ishte shkak shpërthimi që erdhi pas pezullimit të zotit Berisha, unë jam i bindur që do bëhej shkas diçka tjetër për të ndodhur.

Por pjesëmarrja e z. Berisha në këtë proces i jep një tjetër seriozitet dhe jep shpresën për ta çuar gjer në fund. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, por jo për një bashkëqeverisje.

Lidhja e ngushtë mes Ramës dhe Bashës u duk edhe të shtunën ku çdo gjë ishte e koordinuar me tyre.

Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur, nga grupe fondamentaliste të ardhur nga vende të tjera.

Ata janë pjesë e "Muslim Brotherhood". Pse nuk ndërhyri Policia t'i verifikonte? Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në bashki? Një qytetari i shkon policia direkte sapo ndërron një derë pa leje.

Modifikuar më Hënë, 10 Janar 2022 21:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...